Sugjerojmë:

E teproni me pijet energjike? Kjo gjë mund t’i ndodhë gjuhës suaj

Kjo është përvoja e tmerrshme e një mësuesi që jeton në Azi dhe konsumonte të paktën 6 pije energjike në ditë. Ai ka shpërndarë fotot e gjuhës së tij gjithë plagë dhe të rrjepur. Dan Royals quhet mësuesi i cili postoi foton e gjuhës së tij të dëmtuar për të lajmëruar njerëzit rreth rreziqeve të pijeve energjike të cilat përmbajnë rreth 58 gram sheqer për kanaçe.

Ai ka rrëfyer se pinte të paktën 5-6 pije energjike në ditë derisa mjeku i tha se sheqernat e tepruara dhe kimikatet, përfshirë amino acidet, vitaminat B dhe substancat bimore, po e ‘hanin’ gjuhën e tij.

Royal i shpërndau fotot në një grup në Facebook dhe bashkëngjitur tyre shkruante: “Kush pi pije energjike? Të varur ndaj tyre? Ndoshta duhet të mendoheni dy herë. Hidhini një sy fotos së dytë….Sihini se çfarë kjo dreq shije i bën gjuhës, e imagjinoni pak çfarë u bën organeve të brendshme?”

Royals, një australian i cili jeton në Azi, pranoi se është duhanpirës por dëmtimi në fjalë i është shkaktuar nga pijet e energjike. “Për ta bërë të qartë, unë kujdesem për shëndetin tim oral, por është vetëm faji i këtyre pijeve. Unë pi duhan, por kjo nuk ka të bëjë fare me ‘ngrënien mbrpasht’ të gjuhës sime”, është shprehur ai.

Ai nuk e ka specifikuar se si këto pije e kanë dëmtuar gjuhën e tij, por dentistët kanë lëshuar paralajmërime se  sasia e lartë e sheqerit dhe acideve në pijet energjike mund të jenë të dëmshme për shëndetin nëse konsumohen në sasi të ekzagjeruara, shkruan Daily Mail.

Sipas një studimi të një organizate shëndetësore në SHBA, mjedisi acid i pH i shkaktuar nga produktet e larta në sheqerna si pijet energjike, mund të shkaktojë kavitet dentar. Një tjetër studim ka treguar se konsumi i pijeve energjike mund të shkaktojë erozion dhe të zhveshë smaltin e dhëmbëve duke shkaktuar hipersensitivitet të dentinave.

Lini një koment