Sugjerojmë:

E lehtë, e shijshme dhe e pasur në vlera ushqyese! Kjo është receta e salcës së avokados

E lehtë, e shijshme dhe e pasur në vlera ushqyese! Kjo është receta e salcës së avokados

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Mund të lyeni bukën me të, ta shoqëroni me perime, me mishin e kuq të skarës apo me fileton e pulës. Pafund opsione për të shijuar salcën e avokados!

Ingredientët

  • 400 gram kos
  • 2 avokado
  • 2 limona
  • 20 ml vaj ulliri
  • 1 lugë kafe kripë

Udhëzimet

1

Marrim avokadon dhe e presim në mes. E pastrojmë duke i hequr lëkurën dhe bërthamën dhe e vendosim në një enë.

2

Marrim limonat dhe i shtrydhim. Lëngun e 2 limonave e hedhim tek avokado.

3

Në enën me avokado dhe limon shtojmë kosin, vajin e ullirit dhe kripën.

4

I vendosim në blender dhe i përziejmë të gjitha produktet, derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas e kalojmë në një sitë dhe e kemi gati për ta shërbyer.

Lini një koment