Sugjerojmë:

E bërë me perimet më të mira, kjo picë vegane do të zbukurojë tryezën tuaj!

E bërë me perimet më të mira, kjo picë vegane do të zbukurojë tryezën tuaj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Nëse i adhuron recetat mesdhetare dhe je një vegan, kjo recetë është shkruar fiks për ty!

Ingredientët

  • 1 petë e gatshme brumi
  • 3 lugë gjelle pesto
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 150 gram djathë të bardhë
  • 4 toptha djathë mozzarella
  • 125 gram argjinare e ndarë në copa të vogla
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec të kuq
  • 1 filxhan me domate qershizë
  • 1 lugë kafe rigon i thatë
  • ¾ filxhan me kërpudha
  • ¼ filxhan me qepë të kuqe të prerë në rrathë
  • ¼ filxhan me ullinj të zinj
  • ½ lugë kafe kripë
  • Gjethe borziloku të freskëta

Udhëzimet

1

Hapni mirë petën në tavolinën e punës.

2

E shtypni me një pirun duke krijuar kështu disa hapsira dhe me një furçe e lyeni me vaj ulliri. E fusni në furrë për 10 minuta në temperaturë 200 gradë.

3

Hiqeni nga furra dhe e lyeni picën me pesto. Shtoni më pas perimet dhe djathin.

4

Shtoni sipër pak vaj ulliri, kripë, piper dhe rigon.

5

E fusni në furrë për 10-15 minuta të tjera.

6

E nxirrni picën nga furra dhe e lini disa të ftohet para se ta servirni. I shtoni në fund edhe gjethet e borzilokut.

Lini një koment