Sugjerojmë:

Dreka për sot: Biftek në furrë me patate

Dreka për sot: Biftek në furrë me patate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Shumë prej punojnë gjithë ditën dhe nuk kanë kohë të përgatisin receta të komplikuara. Kjo është arsyeja pse Neps.al ju sjell këtë pjatë. Mos të flasim për shijen pastaj..mmm

Ingredientët

  • 4 biftekë (ose më shumë varësisht numrit të personave)
  • 1 kg patate
  • 6-8 speca të kuq dhe jeshile
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh
  • 3 lugë gjelle gjalpë
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë të valuar zieni patatet për 5 minuta. Pas kësaj i qëroni dhe i prisni në copa të mëdha.

2

Marinoni biftekun me kripë e piper.

3

I shtoni secilës pak gjalpë.

4

Tani merrni një tavë, radhisni në të biftekët, patatet dhe specat e prerë në copa të vogla.

5

Sipër i shtoni salcën e kuqe të domateve, pjesën tjetër të gjalpit dhe i përzieni disi.

6

Tani e fusni në furrë për 35-40 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment