Sugjerojmë:

Berliner të mbushur me reçel!

500 gram miell
60 gram sheqer
15 gram maja buke
4 vezë
1 lugë çaji kripë
½ lëkurë limoni
2 litra vaj luledielli për skuqje
125 gram gjalpë pa kripë
Sheqer pluhur për spërkatje
Reçel për mbushje

1.Në një tas bashkoni miellin, 150 ml ujë dhe i rrihni mirë. Shtoni majanë, sheqerin, lëkurën e limonit, kripën dhe vazhdoni t’i përzieni.

2.Tani i shtoni vezët e rrahura paraprakisht dhe i përzieni ende.

3.Sapo brumi të jetë bërë kompakt, e hiqni nga makineria dhe e punoni edhe për disa minuta të tjera me dorë në tavolinën e punës.

4.Mbështilleni me një qese kuzhine dhe e lini për 2-3 orë të qendrojë në frigorifer.

5.Më pas e nxirrni dhe e ndani brumin në disa pjesë të vogla të barabarta.

6.I rrumbullakosni me dorë dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehur.

7.I ktheni para e mbrapa në mënyrë që ato të skuqen mirë.

8.I servirni në një pjatë. I prisni pak me thikë dhe i mbushni brenda me një lugë çaji nga reçeli juaj i preferuar.

9.I shtoni sipër edhe pak sheqer pluhur. Kështu veproni me çdo donuts tjetër. Shijojini!

Lini një koment