Kur vjen puna tek stërvitja shpesh i neglizhojmë ushtrimet me fytyrën. Gusha, ashtu sikurse pjesët e tjera të trupit ka nevojë të ushtrohet për të qenë në formën ideale.
Edhe pse gjenetika luan një rol të rëndësishëm, ushtrimet e rregullta kanë një rol kryesor në djegien e dhjamit tek pjesa e gushës, e cila për hir të së vërtetës askujt nuk i pëlqen.
Më poshtë keni 8 hapa që mund t’i zbatoni kollaj në kushte shtëpie:
Fytyra e rosës

Si fillim do të lëvizni muskujt e mollëzave duke hapur dhe mbyllur gojën. Ose duke pozuar si një “duck face” siç e tregon fotoja. Përsëriteni këtë 15 herë.
“Shtrembërohuni”

Zhvendosini buzët majtas dhe djathtas, sikurse në foto. Përsëriteni 15 herë këtë ushtrim.
Fytyrë peshku

Këtë ushtrim përsëriteni 15 herë, duke e mbajtur për 10 sekonda. Çdokush e di si ta bëjë këtë shprehi në fytyrë.
Për mollëzat

Sa më të larta mollëzat, aq më bukur do të dukeni. Me ndihmën e duarve bëni ushtrimin në foto. Mbajini për 30 sekonda.
Mbyllini sytë fort

Besojeni ose jo, duke mbyllur sytë fort mund t’ju ndihmojë që të digjini dhjamin tek gusha. Përsëriteni 15 herë, duke e mbajtur secilën lëvizje për 15 sekonda.
Ngrini mjekrën lart

Ngrini dhe ulni lart mjekrën rreth 15 herë. Fotoja ju ndihmon goxha sesi ta realizoni ushtrimin.
Buzët sa më në cep

Tentoni t’i çoni buzët sa më në cep që të mundeni, nga e majta në të djathë. Përsëriteni 15 herë.
Tendosni gjuhën

Hapni gojën sa më shumë dhe zgjasni gjuhën brenda. Ky ushtrim ju ndihmon jashtë mase për të djegur dhjamin tek gusha. Përsëriteni këtë 15 herë.
Lini një koment