Sugjerojmë:

Domate+qepë+gjalpë= një salcë perfekte makaronash!

Domate+qepë+gjalpë= një salcë perfekte makaronash!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Ingredientët

  • 4 domate
  • 1 qepë mesatare
  • 100 gram gjalpë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere shtoni domatet e zbutura dhe të prera në copa të vogla. Prisni derisa t'u dalë lëngu tërësisht dhe të treten.

2

Shtoni qepën e ndarë përgjysmë ( jo të grirë imët).

3

Shtoni në fund edhe gjalpin edhe prisni derisa të bëhet salca.

4

I trazoni vazhdimisht. Nëse gjalpi nuk ka shumë kripë mund t'i shtoni ju, pak kripë salcës.

5

Nga fundi nxirrni qepën dhe e prisni në copa të vogla me thikë. Ia shtoni tenxheres.

6

Tani i shtoni sipër edhe makaronat e ziera, i përzieni për herë të fundit dhe makaronat me salcën më të thjeshtë që keni përgatitur ndonjëherë është gati!

 

Lini një koment