Me siguri të gjithë po pyesni veten, se çfarë mund të bëni me një kokërr domateje dhe me një lugë gjelle sheqer?
Përgjigjia është e thjeshtë: Një scrub fantastik për fytyrën!
Domatja dhe sheqeri kur veprojnë në lëkurën tuaj trajtojnë poret e hapura, kurojnë shenjat, i japin fytyrës shkëlqim dhe parandalojnë djegien e saj nga dielli.

Çfarë duhet të bëni?
- Merrni një domate, lajeni mirë dhe e prisni në feta.
- Merrni një fetë dhe sipër saj shtoni sheqerin.
- Fërkojeni fetën e domates mbi fytyrën tuaj, duke shmangur zonën e syve. Masazhojeni për 2-3 minuta.
- E lini të veprojë për të paktën 10 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të bollshëm.
- Kjo formulë duhet përdorur vetëm 1 herë në javë./neps.al
Lini një koment