Sugjerojmë:

Domate kapreze me pesto. Akoma më të shijshme nga sa duken!

Domate kapreze me pesto. Akoma më të shijshme nga sa duken!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 5 domate të mëdha (numri varësisht personave që jeni). Mundësisht jo rrumbullake, por zemërkau.
  • 200 gram djathë mozarela
  • 150 gram pesto ( për recetën e pestos së bërë vetë,kërkoni në neps.al)
  • 150 rukola
  • 5 thelpi hudhra
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Merrni domatet, i lani mirë dhe i prisni 3-4 herë për të krijuar hapsira për mbushjen.

2

Vendosni tek to, gjethet e rukolës, mozarelën dhe nga një lugë gjelle pesto.

3

Tek secila domate vendosni një thelpi hudhër të copëtuar.

4

I vendosni më kujdes në një tavë, ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

5

Tani i shtoni sipër kripë, piper, vaj ulliri dhe i fusni në furrë për maksimumi 20 minuta.

6

Domatet kapreze janë gati!

Lini një koment