Sugjerojmë:

Domate dhe rigon për biskotat më të shijshme që keni ngrënë ndonjëherë

Domate dhe rigon për biskotat më të shijshme që keni ngrënë ndonjëherë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 5 domate të thara
  • 2 kokrra vezë
  • 400 gram miell
  • 150 ml vaj ulliri
  • 100 ml kos
  • 1 pako pluhur pjekës
  • Kripë, rigon

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni vezët, shtoni kosin dhe vajin e ullirit.

2

Më pas shtoni miellin, domatet e thara, pak kripë dhe një lugë çaji (jo plot) me rigon.

3

Punojeni mirë brumin i cili do të jetë i fortë, por shumë i përshtatshëm për këto biskota.

4

E lini për 30 minuta dhe më pas formoni disa biskota të vogla rrumbullake.

5

I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine dhe i fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë.

Lini një koment