Do t’i blinin shqiptarët: Bllokohen 50.2 tonë mish me salmonelë, që vinte nga Brazili
Dy kontejnerë me mish të importuar nga Brazili, që do t’u tregtoheshin qytetarëve shqiptarë, u bllokuan në kohë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri kontrollin e 50.2 tonëve mish, nga analizat e të cilave u konstatua prezencë e salmonelës.
I gjithë produkti do të kthehet në origjinë, pasi të përfundojnë procedurat e duhura.
Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontejnerë të tjerë, me 130 tonë mish.
“Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet. Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta”, thuhet në njoftimin e AKU.
Në aplikacionin Snapfood, çdo student mund të regjistrohet me kartën e tij të studentit dhe të përfitojë bonuse, ulje për porositë e shumë privilegje! Sapo regjistrohet në aplikacion, secili student përfiton një bonus prej 100 lekësh që depozitohet në...
Kushtojini të paktën gjysmë ore në ditë aktivitetit fizik, të përshtatshëm si për humbjen e peshës ashtu edhe për zgjatjen e jetës suaj. Aktiviteti fizik, në fakt, e bën atë më të lehtë nga shumë këndvështrime, si dhe promovon...
Për shumicën prej nesh është bërë tepër e vështirë (thuajse e pamundur) të gatuash në shtëpi për shkak të kohës së kufizuar dhe impenjimeve të shumta. Po, të ndjejmë kur thua se ta do shpirti të hash diçka të...
Lini një koment