Sugjerojmë:

Do të dashuroheni pas tyre! Ja si ta shndërroni lulelakrën në disa kroketa të shijshme

1 lulelakër ( e pastruar dhe e ndarë në copa të vogla)
80 ml vaj ulliri
2 vezë të rrahura mirë
Pak vegeta (bukë e grirë)
1 lugë çaji spec i kuq pluhur
Vaj luledielli për skuqje
150 gram miell
Kripë, piper

1.Zieni lulelakrën për 5 minuta, e thani dhe e lini mënjanë.

2.Në një enë bashkoni 2 lugë gjelle vaj dhe specin e kuq (shtoni më shumë vaj nëse është e nevojshme).

3.Lyeni copat e lulelakrës me to dhe i mbyllni në një tas me qese kuzhine. I lini për të paktën 1 orë në frigorifer.

4.Pas kësaj i nxirrni dhe i lyeni me pak miell, vezë dhe në fund vegeta.

5.I vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj luledielli (që duhet të jetë i nxehur paraprakisht). Ju bëftë mirë!

Lini një koment