Sugjerojmë:

Do të bëhet e preferuara juaj: Sallatë me ton dhe bizele

1 kupë bizele të ziera
1 kupë misër i zier
1 kupë fasule të kuqe të ziera
2 kuti ton natyral
1 lugë kaperi
½ qepë e kuqe
Kripë, Piper
Vaj ulliri

1.Grijmë imët qepët dhe e përziejmë të gjitha perimet e ziera në tas, e rregullojmë shijen me kripë, piper dhe vaj ulliri.

2.E vendosim të ftohet në frigorifer dhe e shijojmë të freskët.

Lini një koment