Djathë dhie i skuqur, një shije ekstra në tryezat tuaja!
½ kg djathë dhie
¼ gotë me miell
½ lugë çaji me hudhër pluhur
1 vezë
½ filxhan me galetë
1 lugë gjelle ujë
½ lugë çaji me trumzë
¼ lugë çaji me kripë
½ lugë çaji me piper të zi
¼ filxhan me stika të copëtura
Vaj luledielli për skuqje
Mjaltë
1.Djathin e thërrmoni dhe më pas formoni disa toptha të vegjël me dorë. 2.I vendosni në një tavë dhe më pas i fusni në ngrirje. 3.Ndërkohë në një tas bashkoni vezët dhe ujin. 4.Ne një tas tjetër përzieni galetën, hudhrën, kripën, piperin dhe trumzën. 5.Nxirrni djathin nga furra dhe fillimisht i kaloni në tasin me miell e më pas tek tasi me vezë. 6.Në një tenxhere të thellë nxehni vajin. 7.Më pas vendosni për të skuqur me radhë topthat e djathit. I lini të skuqen për 1 minutë nga secila anë. 8.I shërbeni sipër me stika të copëtuara dhe mjaltë. Shijojini!
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Ngroheni furrën në 200C. Në një tavë pjekje rregulloni copat e pulës, copat e qepës, hudhrën, fetat e limonit, shpargujt dhe bizelet në një shtresë të vetme, më pas spërkatni mbi to rigon, spërkatini me vaj ulliri dhe shtoni...
Lini një koment