Sugjerojmë:

Djathë dhe brokoli për një supë të shijshme dietike

Djathë dhe brokoli për një supë të shijshme dietike

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Dyshe e përsosur për të na dhënë në fund një pjatë supe, që ç'të hash!

Ingredientët

  • 600 ml lëng perimesh ose mishi
  • 125 gram djathë gouda
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri + 1 lugë gjalpë
  • 1 qepë të vogël të grirë imët
  • 1 thelpi hudhër të grirë imët
  • 1 karrotë të grirë në rende
  • 1 kungull të grirë në rende
  • 1 brokoli
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 lugë çaji trumzë
  • 1/2 lugë çaji arrëmyshk
  • 1 gotë e gjysmë qumësht me yndyrë
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere në zjarr mesatar skuqni gjalpin me vajin e ullirit. Më pas shtoni qepën dhe sapo të fishket shtoni kungullin, karotën, hudhrën, brokolin e ndarë në copa të vogla dhe trumzën.

2

I përzieni mirë dhe pas 5-7 minutash shtoni lëngun e nxehtë të perimeve.

3

Mbylleni tenxheren me kapak dhe e lini supën të ziejë për 15-20 minuta.

4

Rregullojeni supën me kripë, piper e arrëmyshk. Hiqeni për një moment nga zjarri dhe e bëni kremoze me ndihmën e një blenderi dore.

5

Vendoseni sërish supën në zjarr. Në një enë trazoni miellin me qumështin dhe shtojani supën. E përzieni vazhdimisht dhe sapo ta shikoni që masa trashet, e fikni zjarrin.

6

Në fund i shtoni djathin e grirë imët. Shërbejeni të ngrohtë, ju bëftë mirë!

Lini një koment