Sugjerojmë:

Disa arsye surprizë pse xhinxheri na bën të bukura

Xhinxheri ka një reputacion të shkëlqyer për vetitë e tij shëruese. Prej shekujsh ai është përdour për të trajtuar problemet me stomakun apo me gripin. Një çaj me disa feta xhinxher mund të qetësojë të vjellat dhe Chrissy Teigen e ka të preferuarin e saj në kuzhinë.

Xhinxheri qetëson inflamacionin, por gjithashtu mund të na japë edhe flokë të shëndetshëm e lëkurë të bukur, madje mund të na trajtojë edhe celulitin.

Si?

Për shkak të vetive të tij tonifikuese dhe antioksidante xhinxheri mund të reduktojë njollat e hipopigmentimit. Thjesht aplikoni disa feta  xhinxheri të freskët në zonat ku nuk keni mjaftueshëm pigment dhe lëreni lëngun të thahet. Bëjeni dy herë në ditë kët veprim për dy jave dhe do të shihni përmirëse të dukshme. Brenda disa muajsh, shenjat tuaja do të jenë pothuaj të padukshme.

Xhinxheri ka gjithashtu veti të përmirësojë elasticitetin e lëkurës. Përgatisni një mjaltë me xhinxher pluhur, mjaltë dhe lëng limoni. Lëreni për 30 minuta, shpëlajeni dhe lëkura juaj do të shkëlqejë.

Xhinxheri përmirëson qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, thelbësore për rritjen e flokëve. Vitaminat, mineralet dhe acidet yndyrore të tij gjithashtu forcojnë rrënjët dhe mbrojnë nga rënia e flokëve. Përzieni pak xhinxher të grirë me vaj jojoba dhe masazhojeni në skalpin tuaj.

Lufton zbokthin falë vetive të tij antiseptike. Masazhoni 2 porcione xhinxher të grirë dhe 3 porcione vaj ulliri ose susami në skalp dhe lëreni për 15-20 minuta. Bëjeni dy herë në ditë dhe do të shpëtoni nga zbokthi.

Xhinxheri gjithashtu, për shkak të vetive detoksifikuese dhe aftësisë për të depërtuar thellë në lëkurë lufton celulitin duke përmirësuar qarkullimin dhe duke tonifikuar lëkurën. Përgatisni një skrëb me gjysmë gote sheqer, ¼ gote vaj ulliri, 2 lugë gjelle xhinxher të grirë dhe lëkurën e një limoni. Ruajeni në frigorifer deri në një javë.

Lini një koment