Dieta dhe celuliti. Cilat janë ushqimet më të mira për ta luftuar atë?
Sot flasim për ushqime anti-celulit dhe dieta korrekte për ta parandaluar atë, për ta eliminuar dhe për të zgjidhur të gjitha problemet me mbajtjen e lëngjeve. Celuliti është një armik me të cilin shumë gra e kanë të vështirë të përballen. Nëse keni provuar qindra kremra dhe produkte dhe nuk keni arritur rezultatet e dëshiruara, ndoshta duhet të kuptoni se sekreti i parë për të mposhtur celulitin qëndron tek dieta juaj.
Nëse hani shumë ushqime kalorike, ato ‘ngjiten’ në lëkurën tuaj duke krijuar një efekt të bezdisshëm të quajtur ‘lëkura e portokallit’. Më poshtë do të lexoni për ushqimet më të mira për të parandaluar celulitin.
Ushqimet kundra celulitit: disa këshilla
Para së gjithash, për të mposhtur efektin e lëkurës së portokallit në lëkurën tuaj, duhet të shmangni yndyrat e ngopura, ushqimet e skuqura, sheqernat, konsumin e tepruar të karbohidrateve dhe gjalpin. Gjithashtu duhet të limitoni përdorimin e kripës, një nga substancat kryesore përgjegjëse për mbajtjen e ujit. Përpiquni ta zëvendësoni atë me erëza. Për të luftuar celulitin, është mirë gjithashtu të shmangen sheqernat, pijet me sheqer dhe kafeja e cila pengon përthithjen e hekurit, sidomos nëse konsumohet menjëherë pas një vakti.
Po çfarë duhet ngrënë? Perimet janë definitivisht një zgjidhje e shkëlqyer nëse i hani ato të gjalla, të gatuara në avull ose të pjekura. Ato janë shumë të rëndësishme pasi duke qenë të pasura në ujë dhe kripëra minerale, luftojnë mbajtjen e lëngjeve dhe mposhtin celulitin.
Perimet janë gjithashtu të pasura në kalium, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundra celulitit pasi stimulon drenazhimin limfatik. Këtë substancë mund ta gjeni gjithashtu tek frutat e thata dhe perimet me gjethe jeshile.
Gjithashtu, duhet të siguroheni që në dietën tuaj të integroni fruta deti, fruta të freskëta, drithëra e bishtaja, vaj ulliri ekstra të virgjër (në vend të gjalpit) dhe çajra bimore.
Për sa i përket metodave të gatimit, është mirë që t’i piqni ushqimet në skarë ose t’i gatuani në avull. Në këtë mënyrë, ushqimet do të ruajnë nutrientët dhe shijen e tyre natyrale.
Nëse ju pëlqejnë pastat dhe nuk hiqni dot dorë nga buka, atëherë zgjidhni drithëra të plota integrale. Drithërat e plota, të papërpunuara janë perfekte sepse absorbojnë toksina dhe sigurojnë ndjesinë e ngopjes. Mos hani sasi të mëdha pastash, buke ose orizi pasi këto ushqime janë të pasura në karbohidrate dhe sheqerna.
Celuliti dhe medikamentet natyrale: 5 ushqimet që duhet të hani gjithmonë
Më poshtë do të lexoni për 5 ushqimet që duhet t’i integroni seriozisht në dietën tuaj. Janë super të shijshme dhe luftojnë celulitin!
Frutat e pyllit: Ato kanë fuqi antioksidante dhe ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Merrini me vete në punë ose shtojuani drithërave me kos të mëngjesit.
Shalqiri: mbron qarkullimin dhe stimulon efekte diuretike, për këtë arsye ju ndihmon shumë nëse keni probleme me mbajtjen e lëngjeve. Përveç se mund ta hani siç është, provojeni në një sallatë me qepë të kuqe, selino, ullinj, pak limon dhe një lugë çaji vaj ulliri e.v
Drithërat e papërpunuara:ato kanë aftësi t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Mund t’i hani për mëngjes ose t’i shtoni në supa e sallata të freskëta.
Peshku.Jo të gjitha yndyrat janë të këqija. Në fakt, acidet yndyrore që gjenden tek peshqit janë të dobishme dhe kanë fuqi anti-inflamatore. Ky lloj ushqimi na kujton se të jesh në dietë nuk do të thotë me doemos të sakrifikosh. Mendoni për salmonin: ai rekomandohet në shumë dieta, provojeni të pjekur dhe të shoqëruar me perime.
Brokoli: përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale. Rekomandohet shumë sepse nivelet e tij të acidit ‘alpha lipolic’ ndihmojnë në mirëmbajtjen e elasticitetit të kolagjenit. Shijojeni sa më shpesh t’ju jepet mundësia, si sallatë shoqëruese apo si vakt kryesor./neps.al
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment