Dhurata, ushqime të shijshme dhe shumë surpriza. Sot tek Big Market në City Park bëhet nami!

Destinacioni për ditën e sotme duhet të jetë vetëm 1: “Big Market në City Park”!

Kjo pasi i preferuari juaj Renato Mekolli, do të jetë prezent për një Cooking Show fantastik.

Shefi i njohur i kuzhinës do të gatuajë recetat tuaja të preferuara me ushqime 100% bio. Jo vetëm kaq. Dita e sotme rezervon plot surpriza pasi do të ketë dhurata për të pranishmit dhe degustime. Pra ju do të keni mundësi t’i shijoni falas pjatat e gatuara në çast dhe pse jo, të jepni mendimin tuaj rreth tyre.

Madje madje, ju mund t’i rrëmbeni ndonjë sekret të vockël shefit rreth recetave, e pse jo të përjetësoni një kujtim me të, nëpërmjet fotove. Cooking Show është një trend i kohëve të fundit që fatmirësisht është përqafuar edhe nga Shqipëria.

Kur pjesë e tyre janë shefat e kuzhinës më në zë dhe gatimi kthehet në një argëtim të vërtetë, besoj se nuk ka justifikime për mungesën tuaj.

Mos harroni, sot në orën 17:00, të gjithë tek Big Market në City Park!

Një fundjavë e çmendur
Me oferta të padëgjuara më parë
Me qindra produkte
Më lirë se kudo tjetër
Vetëm në Big Market City Park/neps.al 

Lini një koment