Dhëmbë të bardhë dhe të fortë? Këto janë 9 ushqimet që duhet të konsumojmë
Kujdesi për dhëmbët është shumë i rëndësishëm dhe një nga mënyrat më të mira që dhëmbët të jenë gjithmonë të fortë dhe të bardhë është të kujdesi për ushqimin. Disa ushqime janë favorizuese për shëndetin e dhëmbëve dhe konsumimi i tyre ndihmon që goja jonë të duket më perfekte.
1.Karrota
Karotina është e mirë për mukozën e gojës dhe mishrat. Gjithashtu e bën smaltin e dhëmbëve të fortë. Karrotat e freskëta janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur dhëmbët dhe mishrat e shëndetshëm.
2.Peshku
Gjithkush e di se dhëmbët kanë nevojë për kalcium, por fosfori që gjendet tek peshku është gjithashtu një nga elementët më të rëndësishëm për mbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm.
3.Majdanoz
Majdanozi është një nga burimet kryesore të kalciumit dhe kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin e dhëmbëve.
4.Mollë
Mollët janë jashtëzakonisht efektive kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve të dhëmbëve dhe parandalimin e tyre.
5.Kivi
Ky frut ka shumë vitaminë C dhe nëse ju mungon vitamina C, prodhimi i kolagjenit zvogëlohet dhe mishrat fillojnë të gjakosen.
6.Qepë
Ky është një antibiotik natyror që vret bakteret e dëmshme në gojë.
7.Susami
Susami heq gurëzat e dhëmbëve shumë mirë dhe e bën smaltin më të fortë.
8.Djathi
Djathi i fortë ka shumë pak kripë dhe shumë kalcium. Djathi ndihmon për të mbajtur ekuilibrin e duhur të pH-së që nuk lejon që bakteret të riprodhohen (disa lloje djathi mund të shkaktojnë erë të pakëndshme).
9.Çaji jeshil
Çaji jeshil vret bakteret që dëmtojnë dhëmbët, përveç kësaj çaji jeshil e bën frymën tuaj shumë të freskët.
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Lini një koment