Dardhë e karamelizuar me arra dhe mjaltë

Dardhë
Mjaltë
Arra
Sheqer
Kanellë, fruta të thata ose karafila

1.Pastrojini mirë dardhët me ujë të bollshëm dhe thajini me një pecetë kuzhine.

2.Më pas prisni pjesën e sipërme të dardhës dhe me ndihmën e një luge largoni farat.

3.Secilën prej dardhëve lyejeni me pak sheqer nga të gjitha anët dhe tek pjesa e brendshme që keni hapur hidhni disa arra të thërmuara.

4.Vendosini me radhë në një tavë ku keni shtruar më parë letër pjekjeje.

5.Piqini në furrë me temperaturë 200 gradë përreth 20-30 minuta.

6.Pasi dardhët të jenë karamelizuar hiqini nga furra dhe i spërkatini me mjaltë.

7.Sipas preferences mund t’i spërkatni edhe me pak pluhur kanellë ose fruta të thata apo disa karafila.

8.Kjo ëmbëlsirë shërbehet e ngrohtë por edhe ftohtë me akullore ose kekë të ndryshëm.

Lini një koment