Cramique është një bukë e ëmbël, e butë, që vjen nga Belgjika. E thjeshtë për t’u përgatitur, kombinohet shumë mirë me copat e çokollatës.
Përbërësit:
- 400 gr miell manitoba (ose gjysmë miell mantioba dhe gjysmë miell tjetër)
- 150 ml qumësht
- 80 gr gjalpë në pomadë
- 70 gr sheqer
- 1 vezë + 1 e verdhë veze
- 10 gr maja e freskët birre
- Pak kripë
- 100 gr çokollatë e copëtuar me thikë
Përgatitja:
- Shkrini majanë në qumësht i cili duhet të jetë në temperaturën e ambientit.
- Në planin e punës ose në një enë hidhni miellin, sheqerin, kripën, vezën e gjalpin dhe filloni të zini brumin.
- Dalëngadalë shtoni qumështin ku keni shkrirë majanë dhe vazhdoni ta punoni brumin derisa të merrni një masë mjaftueshëm të thatë (nuk duhet t’ju ngjitet nëpër duar).
- Mbulojeni me një pjatë ose kapak silikoni dhe lëreni të vijë në një vend me temperaturë konstante (p.sh në furrën e fikur të sobës) derisa të dyfishohet vëllimi.
- Merreni brumin, shtrijeni dhe bëjini dy-tre rrotullime dhe më pas integroni çokollatën e copëtuar: në këtë mënyrë çokollata nuk ngrohet shumë dhe brumi qëndron i pastër.
- Transferojeni brumin në një tigan që futet në furrë (forma tradicionale e ‘plum cake’), por është ok edhe një tepsi rrethore. Lëreni përsëri të vijë derisa të dyfishohet vëllimi.
- Ndizni furrën në temperaturë 190-200 gradë Celsius.
- Lyeni sipërfaqen e brumit me të verdhën e vezës të rrahur me pak qumësht dhe futeni në furrë. Nëse nuk ju pëlqen veza, mund ta lyeni vetëm me qumësht.
- Pas 40 minutash kontrolloni pjekjen: sipërfaqja duhet të jetë e artë dhe kunja e dhëmbëve të dalë e pastër.
- Hiqeni nga furra dhe prisni të ftohet mirë para se ta shërbeni.
- *Sipas dëshirës, mund të përdorni edhe rrush të thatë për këtë ëmbëlsirë.
Lini një koment