Sugjerojmë:

Çorbë me oriz dhe kos, shumë shije brenda një pjatë!

Çorbë me oriz dhe kos

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 litër lëng pule
  • 2 filxhan kafe oriz
  • 200 gram mish pule
  • 40 gram gjalpë
  • 2 lugë gjelle majdanoz
  • 1 tas kos
  • 2 të verdha veze
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë vendosni mishin e pulës të ziejë. Shtoni më pas orizin dhe i lini në zjarr përreth 15 minuta.

2

Në një tas ndërkohë rrihni të verdhat e vezëve dhe kosin. Shtoni pak nga lëngu i mishit.

3

Fikeni zjarrin dhe ia shtoni masën, supës.

4

E përzieni mirë dhe në fund i shtoni majdanoz.

5

Ndizeni sërish zjarrin dhe sipës supës shtoni gjalpin e skuqur, kripën dhe piperin. Pas 5 minutash supa është gati për tu servirur!

Lini një koment