Sugjerojmë:

Copëzat e cokollatës, mjalti dhe arra janë tre përbërësit kryesorë të kësaj ëmbëlsire!

Copëzat e cokollatës, mjalti dhe arra janë tre përbërësit kryesorë të kësaj ëmbëlsire!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 2 gota me me miell
  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle me mjaltë
  • 1 filxhanë e gjysmë çaji me sheqer
  • 1 filxhan kafe me gjalpë
  • 1 lugë çaji me vanilje
  • 1 lugë çaji me pluhur për pjekje
  • 20 gram copëza çokollate
  • 1 filxhan kafe me arra (të pastruara mirë)
  • 1 lugë kafe me sodë
  • 1 lugë kafe me kripë

Udhëzimet

1

Në fillim, në një enë qelqi, rrahim vezët me sheqerin. Më pas shtojmë shtojmë arrat, çokollatën, mjaltin, gjalpin e shkrirë, vaniljen dhe kripën.

2

Në fund i hedhim miellin e përzierë me sodë buke dhe pluhur pjekjeje.

3

Pasi e kemi përzierë mirë, masën e krijuar e vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalpë dhe miell.

4

E fusim ne furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 30 minuta. Shijojeni!

Lini një koment