Copëza pule krokante të pjekura me djathë
Super të buta dhe të shijojnë kaq shumë po t'i kombinosh me sallatën tënde të preferuar!
Ingredientët
- 12 shirita me mish pule
- 2 vezë
- ¼ filxhan me majonezë
- 2 lugë gjelle mustardë
- 1 lugë gjelle qepë e grirë imët
- Kripë, piper të zi
- 2 thelpi hudhra të grimcuara
- Për bukën:
- 1 gotë me galetë
- 1 filxhan me djathë parmixhano të grirë imët
- ¼ filxhan miell
- 1 lugë kafe kripë
- Për salcën shoqëruese:
- ¼ filxhan majonezë
- 2 lugë gjelle mjaltë
- 2 lugë gjelle mustardë
- 1 lugë gjelle ketchup
- 1 lugë gjelle uthull molle
- Pak piper
- 1 thelpi hudhër e grimcuar
Udhëzimet
1
Pastroni dhe lani mirë mishin e pulës.
2
Në një tavë të vogël bashkoni të gjithë përbërësit për lyerjen e mishit të pulës.
3
Në një tas tjetër bashkoni përbërësit e thatë.
4
Mishin e pulës kalojeni si fillim në tasin e parë dhe më pas në të dytin.
5
Në fund i vendosni për t’i skuqur në një tigan të nxehur me pak vaj luledielli.
6
Për të përgatitur salcën shoqëruese mjafton të përzieni të gjithë përbërësit e specifikuar për salcë në listën më lartë.
7
Shijojini copat e pulës krokante, duke i shoqëruar me salcën e bërë vetë ( me natyrë disi pikante). Ju bëftë mirë!
1 Comment
ปั้มไลค์
04/12/2019 at 1:11 pmLike!! Great article post.Really thank you! Really Cool.