Sugjerojmë:

Çomlek me kumbulla të thata dhe arrëmyshk

Koha e përgatitjes: 2 ore Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 4 copa mish viçi
  • 1 grusht kumbulla të thata
  • 1 qepë e njomë
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh
  • 3 gjethe dafine
  • 4 lugë gjelle uthull
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 gotë ujë
  • Arrëmyshk
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Në një enë vendosim mishin, sipër i shtojmë uthullën dhe gjethet e dafinës.

2

I trazojmë mirë dhe i vendosim në frigorifer për 2 orë.

3

Më pas në një tigan me vaj ulliri, skuqim mirë mishin.

4

Shtojmë hudhrat e grira imët, pak kripë dhe piper.

5

Më pas shtojmë salcën e domateve,ujin dhe arrën e moskatit.

6

I lemë të ziejnë për pak kohë.

7

Ndërkohë në një tigan tjetër, shtojmë pak vaj ulliri dhe skuqim qepën e njomë.

8

Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë mishin që skuqëm, kumbullat e thata dhe 1 gotë ujë.

9

I trazojini mirë dhe i lemë për rreth 10 minuta.

10

Pasi e heqim nga zjarri e shërbejmë të ngrohtë.

Lini një koment