Cili është zëvendësuesi më i mirë i sodës së bukës në gatim?
Të ka shkuar mendja për të ngrënë diçka të mirë dhe më në fund gjen vullnetin për t’u futur në kuzhinë e për të pjekur një ëmbëlsirë të shijshme. Nis të bësh bashkë përbërësit dhe më pas zbulon se të mungon soda e bukës… Si t’ja bësh?
Lajmi i mirë është se ka një përbërës tjetër që me siguri e keni në kuzhinë që mund të bëjë të njëjtën punë: Pluhuri pjekës!
Vetëm ka diçka që duhet të dini. Ndonëse të dy janë pluhura të bardhë që funksionojnë si fryrës në pjekje, soda e bukës dhe pluhuri i pjekjes funksionojnë në mënyra të ndryshme. Soda e bukës ka nevojë për një përbërës tjetër me aciditet si limoni ose uthulla për të bërë efektin e vet pa lënë shije. Pluhuri pjekës nga ana tjetër, është sodë buke me aciditet të shtuar, që domethënë se nuk ka nevojë për një përbërës tjetër me aciditet për të kryer funksionin e tij fryrës.
Por duke qenë se pluhuri pjekës nuk është aq i fuqishëm sa soda për fryrjen, do duhet gjithmonë të përdorni tre herë më shumë sasi. Pra nëse receta kërkon 1 lugë sodë, ju duhet të përdorni 3 lugë pluhur pjekës.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment