Sugjerojmë:

Cheescake me çokollatë të bardhë dhe mjedër

Ingredientët

  • 1 gotë thërrime me biskota çokollate
  • Sheqer të bardhë
  • ¼ filxhan gjalpë i shkrirë
  • 1 pako mjedër të ngrirë
  • 2 lugë çaji miell misri
  • ½ filxhan ujë
  • 2 gota çokollatë të bardhë
  • ½ filxhan pana ëmbëlsirash
  • 3 kuti krem djathi
  • 3 vezë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Udhëzimet

1

Në një tas përzjeni së bashku thërrimet e biskotave me 3 lugë sheqer dhe gjalpin e shkrirë.

2

Shtypni përzierjen në fund të një tave.

3

Ndërkohë në një tigan bashkoni mjedrat, 2 lugë sheqer, miellin e misrit dhe ujin.

4

Vëreni të ziejë disa minuta derisa salca të trashet.

5

Kullojeni salcën përmes një site për të hequr farat e mjedrave.

6

Në një tas metalik shkrini copat e çokollatës së bardhë me qumësht duke e trazuar herë pas here.

7

Në një tas të madh përzjeni në mikser së bashku kremin e djathit dhe 1/2 filxhan sheqer.

8

Pasi të jetë formuar masa kremoze shtoni vezët një nga një.

9

Bustinën e vaniljes hidheni tek çokollata.

10

Hidheni gjysmën e kremit të përgatitur mbi thërrimet e biskotave që kemi lënë në tavë.

11

Sipër hidhni pak nga salca e mjedrës dhe derdhni sipër edhe pjesën e mbetur të kremit.

12

Shtoni sërish pak nga salca e mjedrës dhe përzijeni lehtë.

13

Futeni në frigorifer për 8 orë dhe nxirreni 10 minuta para se ta shërbeni.

14

Shërbejeni me salcën e mbetur të mjedrës.

Lini një koment