Sugjerojmë:

Cheescake me avokado dhe lime

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 1 1/2 filxhan krem
  • 3/4 filxhan sheqer të bardhë
  • 1 1/2 avokado të pjekur
  • 2 -3 copa djathë krem
  • 1/2 filxhan lëng lime
  • 1 biskotë krokante e gatshme për ëmbëlsira

Udhëzimet

1

Ngrohim kremin në një tigan të vogël derisa flluska të vogla shfaqen rreth skajeve.

2

E heqim nga nxehtësia dhe shtojmë sheqerin në krem derisa të shpërndahet.

3

I kalojmë në një tas të mesëm dhe e lemë të ftohet.

4

Në një blender kombinojmë avokadon dhe djathin krem, shtojmë lëngun e limes dhe e përziejmë sa të krijohet një pastë.

5

Pastën e krijuar e lemë të ftohet në frigorifer për disa minuta sa të bëhet thuajse akullore.

6

Pastën e avokados e vendosim mbi biskotën krokante me spatul.

7

Dhe e futim të ngrijë për të paktën 2 orë.

8

Pastaj nxirreni nga frigoriferi dhe lereni në temperaturë ambienti derisa të zbutet pak 10-15 minuta para se të shërbeni.

Lini një koment