Sugjerojmë:

Çfarë të bësh me kosin e thartuar? Një supë për të lëpirë gishtat

Çfarë të bësh me kosin e thartuar? Një supë për të lëpirë gishtat

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Pse ta hedhim kosin e thartuar, kur me të mund të realizojmë një supë shumë të mirë? I shtojmë edhe pak mish pule edhe ç'të hash moj amvisa...

Ingredientët

  • 1 gjoks ose fileto pule
  • 2 litra ujë
  • 1 filxhan çaji me kos të plotë
  • 1 vezë
  • 3 lugë gjelle miell
  • pak kripë
  • 1/2 lëng limoni (nëse kosi nuk është i thartuar)

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë mishin e pulës.

2

Sapo të jetë gati e hiqni, e lini të ftohet pak dhe më pas e ndani në copa shumë të vogla mishin.

3

Në një tenxhere shtoni 1 litër ujë dhe 1 litër ujë nga tenxherja ku zietë mishin e pulës. I lini për disa minuta në zjarr mesatar.

4

Në një enë rrihni së bashku vezën, kosin, miellin dhe pak kripë.

5

Shtoni dy garuzhde nga tenxherja dhe i përzieni vazhdimisht në mënyrë që veza të mos pritet.

6

Më pas e shtoni masën në tenxhere. E përzieni mirë. Kontrolloni për kripë nëse ka nevojë për më shumë. Pas 2 minutash e hiqni nga zjarri dhe shijojeni!

Lini një koment