Sugjerojmë:

Çfarë të bëni me mishin e pulës që ju mbeti? Avokadot e mbushura janë përgjigjia!

Çfarë të bëni me mishin e pulës që ju mbeti? Avokadot e mbushura janë përgjigjia!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 2 copa mish pule të mbetura nga dita e djeshme
  • 1 qepë e kuqe e prerë imët
  • 2 avokado të ndara përgjysmë
  • ½ gotë me kos
  • Lëngu i një limoni
  • 1 luge gjelle mustardë
  • Kripë, piper për shije
  • Borzilok i freskët

Udhëzimet

1

Mishin e pulës e thërrmoni në copa sa më të imëta.

2

E kaloni në një enë dhe bashkë me të shtoni qepën, kosin, lëngun e limonit, mustardë, pak kripë, piper dhe tulin e brendshëm të avokados.

3

Këtë të fundit e merrni me ndihmën e një luge gjelle, pasi i keni ndarë avokadot përgjysmë dhe i keni hequr farat.

4

Merrni avokadot dhe i mbushni me masën që përgatitët.

5

I servirni në një pjatë duke mos harruar t'i shtoni sipër pak bozilok. Ju bëftë mirë!

Lini një koment