Sugjerojmë:

Çfarë mund të bësh për të ndaluar shpërdorimin e ujit?

Uji është një ndër pasuritë e rëndësishme natyrore që kemi, prandaj duhet të kujdesemi për të mos abuzuar apo shpërdoruar me të.

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh në kësi rastesh? Janë disa gjëra të vogla, por me rëndësi të madhe.

Hidhini një sy pikave më poshtë:

1. Instaloni një kokë dushi të vogël. Sa më i ulët presioni aq më pak ujë të ngrohtë harxhon.
2. Kur të përdorni lavatriçen, mbusheni kazanin në kapacitetin e tij të plotë. Kini parasysh që rrobat i lan detergjenti dhe jo uji i ngrohtë. Prandaj lajini rrobat ne ujë të ftohtë dhe përdorni detergjent për ujë të ftohtë. Kështu edhe kurseni energji, por edhe zgjasni jetegjatësinë e rrobave tuaja. Mundohuni që procesin e larjes ta lini sa më të shkurtër do të kuseni shumë ujë dhe energji gjithashtu.
3. Kontrolloni hidrosanitaret në banjo herë pas herë për ndonjë rrjedhje uji apo qofte edhe për bllokime të ndryshe, sidomos në WC dhe rubinet.
4. Gjatë dushit, kur përdorni shampon, ndaleni ujin për të kursyer 6124 litra ose disa miliona pika uji të pastër./neps.al 

Lini një koment