Sugjerojmë:

Çajin e ftohtë me pjeshkë tani do e bëni vetë falë kësaj recete!

Çajin e ftohtë me pjeshkë tani do e bëni vetë falë kësaj recete!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Ingredientët

  • 1 litër ujë
  • 2 lugë gjelle kamomil
  • 4 pjeshka të pjekura
  • Për shurupin: 50 gram sheqer+70 ml uj

Udhëzimet

1

Në një enë shtoni ujë të ftohtë dhe lulet e kamomilit. E mbështillni tasin me një qese kuzhine dhe e fusni në frigorifer.

2

Ndërkohë në një tenxhere zieni ujin me sheqerin, derisa kjo e fundit të tretet mirë.

3

Nxirrni ujin me kamomil nga frigoriferi, kullojeni. Sipër i shtoni shurupin që përgatitët.

4

Tani lani mirë pjeshkët dhe i prisni në feta-feta.

5

Shtojani lëngut. Mirë do ishtë që ta vendosnit lëngun në një kanë.

6

Futeni në frigorifer dhe e lini për të paktën 2 orë.

7

Për të shijuar freskinë e çajit, shërbejeni me akull.

Lini një koment