Sugjerojmë:

Byrek me spinaq, receta që nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja!

Byrek me spinaq

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 1 kg spinaq
  • 1 pako peta të njoma
  • 4 qepë të njoma
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë koper
  • ½ gotë me vaj ulliri
  • 1 gotë qumësht
  • Pak kripë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere skuqni qepët e njoma të grirë imët dhe më pas shtoni spinaqin e larë mirë. Prisni derisa të ulet volumi. Shtoni kripën dhe vajin e ullirit.

2

Merrni një tavë dhe shtroni petat. Sipër shtoni gjysmën e mbushjes. Përsëri një shtresë tjetër me peta dhe më pas mbushjen.

3

Në fund i mbuloni me petat dhe shtoni qumështin. Tani mund ta ndani byrekun në pjesë të vogla sipas dëshirës.

4

Futeni në furrë për 20-25 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment