Sugjerojmë:

Byreçka me spinaq që mëngjesi të shijojë pafund

2 vezë të mëdha
1 filxhan djathë rikota
1 filxhan spinaq
1 filxhan borzilok
1/4 filxhan domate të thata
1/4 lugë çaji piper
Kripë
2 peta të ruajtura në frigorifer
Fara susami, për spërkatje

Ngroheni furrën në 220 gradë dhe futni brenda një fletë pjekje.

Në tas të vogël, hidhni së bashku 1 vezë me 1 lugë gjelle ujë dhe lereni mënjanë.

Në një tas tjetër kombinoni ricotta, spinaq, borzilok, domate, piper të kuq, vezën e mbetur dhe kripë.

Ndajini petat në 4 copa të vogla dhe mbushini me përzierjen e ricottave në një anë.

Mbyllini petat me mbushjen brenda dhe shtypni skajet me pirun .

Transferojini në fletën e përgatitur për pjekje.

Spërkateni sipërfaqen e tyre me përzierjen e vezëve dhe me farat e susamit, nëse dëshironi.

Piqni deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë, 16 deri në 20 minuta.

Lini një koment