Sugjerojmë:

Bullgur me mish viçi për bebe mbi 10 muajsh

Ingredientët

  • 100gr bullgur
  • 100 gr mish vici
  • Fara lini
  • Vaj ulliri
  • Gjalpë bimor
  • Gjysem kokërr qepe
  • 1 thelpi hudhër
  • Domate qershi

Udhëzimet

1

Zieni 1 orë mishin në 400 ml ujë, gjatë zierjes i shtoni mishit rigon e 1 majë luge kripë Himalaya.

2

Në një tenxhere të thellë shkrini si fillim gjalpin dhe hidhni pak bullgur, trazojeni dhe më pas shtoni pak lëng nga lëngu i mishit te vicit që keni zier.

3

Lëreni te ziejë rreth 10 - 15 minuta dhe bullguri është gati.

4

Prisni mishin në copa gjatësore që të jenë më të lehta që fëmija ti marre edhe me dorë.

Lini një koment