1.Bashkoni miellin, qumështin, vezët dhe majanë duke i zënë brumë me duar. Më pas shtoni kripën, shtoni gradualisht sheqerin dhe në fund rumin e gjalpin. 2.Vazhdoni të punoni brumin përreth 20 minuta derisa masa të jetë e butë, por konsistente. 3.Lëreni të pushojë për 20-25 minuta dhe ndajeni në copa nga 50 gram secila. Krijoni forma të vogla buke me të trasha në skaje dhe pak të shtypura në mes, pra në formën e një butoni. 4.Lëreni të vijë derisa të dyfishojë vëllimin, në një ambient me temperaturë 27 gradë C. 5.Para se ta fusni në furrë, spërkatini paninet me miell. Piqeni për 16-17 minuta në 180 gradë Celsius duke vendosur një enë të vogël me ujë në furrë për të bërë avull. 6.Spërkatini paninet me sheqer pluhur dhe servirini.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment