Sugjerojmë:

Bukë me kërpudha dhe domate të thara

Bukë me kërpudha dhe domate të thara

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Me të veçantë, zorr se keni provuar!

Ingredientët

  • 3 vezë
  • ½ gotë me vaj ulliri
  • 50 ml qumësht
  • 1 kungull të vogël të grirë imët në rende
  • 1 copë djathë të bardhë dhie
  • 4 domate të thara
  • 1 presh i grirë imët
  • 1 karotë
  • Pak kripë,rigon
  • 2-3 kërpudha të prera në copa të vogla
  • 350 gram miell
  • 1 zarf pluhur pjekjeje

Udhëzimet

1

Në një tas rrihni vezët me një mikser elektrik.

2

Shtoni më pak vajin e ullirit, kosin, qumështin, kungullin, djathin, domatet, preshin, karotën, kërpudhat. Shtoni pak kripë dhe rigon.

3

I përzieni të gjitha bashkë dhe në fund shtoni miellin dhe pluhurin pjekës.

4

Pasi keni krijuar një masë kompakte e kaloni në një tavë.

5

E fusni në furrë të piqet për 45-50 minuta në temperaturë 200 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment