Sugjerojmë:

Bukë me karota dhe ananas, shije që do ju lërë pa fjalë!

Bukë me karota dhe ananas

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Absolutisht buka me shijen më të mirë që keni ngrënë ndonjëherë!

Ingredientët

  • 185 gram miell
  • 65 gram sheqer kaf
  • 1 ½ lugë çaji sodë bukë
  • 1 ½ lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 2 lugë çaji xhenxhefil
  • ½ lugë çaji kripë
  • 330 gram karota të qëruara e të grira imët
  • 500 gram tul ananasi
  • 3 vezë të mëdha të rrahura
  • 30 gram gjalpë të shkrirë
  • 100 gram arra të grira
  • 245 gram kos grek
  • 1 lugë gjelle shurup panje

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në temperaturë 190 gradë celsius.

2

Në një tas të madh bashkoni miellin, sheqerin, sodën e bukës, pluhurin pjekës, kanellën, xhinxherin dhe kripën. Shtoni tërshërën dhe i përzieni mirë.

3

Në një enë tjetër bashkoni karotat, ananasin vezët dhe gjalpin. I përzieni mirë.

4

Bashkoni të dy masat së bashku. Gradualisht shtoni arrat dhe i përzieni mirë.

5

Kalojeni masën në një tavë dhe përhapeni me kujdes. Futeni në furrë për një orë.

6

Ndërkohë në një enë të vogël bashkoni kosin grek, shurupin e panjës dhe dy lugë gjelle nga lëngu i ananasit.

7

E ruani në frigorifer derisa të jetë gati për përdorim.

8

Nxirreni nga furra bukën dhe e lini të ftohet për 10 minuta. E prisni në feta të holla dhe sipër i shtoni sipas dëshirës masën që përgatitët me kosin grek. Ajo do t’i japë një freski dhe shije të mrekullueshme. Ju bëftë mirë!

Lini një koment