Sugjerojmë:

Bukë me fara susami dhe djathë

Bukë me fara susami dhe djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Shoqëruar me një gotë çaj, janë thjesht të mrekullueshme!

Ingredientët

  • 350 gram miell
  • 100 gram djathë i grirë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 250 ml qumësht
  • 5 gram maja buke
  • 50 gram susam

Udhëzimet

1

Tresim majanë në qumësht dhe e lemë të aktivizohet për gati 10 minuta.

2

Shtojmë miellin, djathin, vajin dhe punojmë brumin.

3

E lëmë sa të dyfishojë vëllimin, e ndajmë në topa të vegjël dhe i vendosim në tavë me letër furre, i lëmë për 30 minuta.

4

I zhysim në qumësht dhe në fara susami. I pjekim derisa të marrin ngjyrë të artë.

Shënime

Receta marrë nga blogu i njohur: papare_thebeautyofsmallthings

Lini një koment