Bukë me fara kungulli pa miell, pa gluten, pa sheqer
Kjo bukë përmban një shumëllojshmëri farash të shëndetshme dhe nuk përmban fare miell.
Po, po e lexuat mirë. Prandaj ne pak më sipër e quajtëm të pazakontë. Për ta vërtetuar këtë që sapo thamë duhet patjetër ti hidhni një sy recetës.
Nëse do ta përgatisni, ndani me ne fotot dhe përshtypjet tuaja.
Përbërësit:
150 gram fruta të thata të përziera (arra, bajame, lajthi)
45 gram fara chia
85 gram fara lini
160 gram fiq të thatë
450 gram tul kungulli (pa sheqer)
1 lugë kripë
240 ml qumësht bajameje
60 ml vaj ulliri
170 gram shurup panje
150 gram fara kungulli (të qëruara)
220 gram tërshërë
1 lugë çaji erëza prej kungulli
Përgatitja:
Në një tavë ku keni shtruar një letër kuzhinë kombinoni frutat e thata, farat e kungullit dhe i piqni për 10 minuta në temperaturë 180 gradë. Pasi të jenë gati i kaloni në një tas dhe sipër shtoni farat chia, fiqtë e thatë, farat e linit dhe tërshërën.
I përzieni mirë me ndihmën e një spatule kuzhine. Shtoni kripën, erëzat dhe vazhdoni t’i trazoni. I lini pak mënjanë.
Merrni një tas tjetër dhe shtoni purenë e kungullit, qumështin, vajin e ullirit dhe shurupin e panjës. I përzieni mirë. Pasi të keni krijuar një masë homogjene, shtoni masën e tasit që e latë mënjanë pak më parë. E përzieni mirë dhe ngadalë.
Do të formohet një brumë i trashë. Vendoseni me kujdes në një tavë me formë drejtëkëndore, që në fund të ketë formën e bukës që ju e blini çdo ditë në dyqan.
Nivelojeni mirë masën e bukës. E fusni në furrë për tu pjekur në temperaturë 200 gradë Celsius për 1 orë e 20 minuta. Shijojeni!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment