Sugjerojmë:

Bukë franceze e mbushur me salcë alfredo

2 lugë çaji gjalpë
1 bukë franceze
2 lugë çaji miell
1 filxhan qumësht
1 karafil hudhër
1 lugë çaji lëng limoni
1/2 lugë çaji lëkurë limoni
1/3 filxhan djathë parmixhano
1 filxhan mocarela
8 lugë krem djathi
2 filxhan mish pule të copëtuar të zier
Kripë, Piper i zi

1.Ngroheni furrën në 180º C.

2.Në një tigan të mesëm mbi nxehtësi mesatare, shkrini gjalpin.

3.Hidhni pak miell dhe gatuajeni deri sa të marrë ngjyrë të artë, rreth 1 minutë.

4.Shtoni qumësht dhe hudhër dhe gatuajeni, duke e përzier vazhdimisht, deri sa të trashet, rreth 2 minuta. Hiqni tiganin nga nxehtësia.

5.Shtoni djathin krem, mocarela, parmixhano, limon dhe mish pule. Marinojini me kripë dhe piper.

6.Merrni bukën dhe ndajeni në mënyrë që hiqni tulin nga brenda dhe ta mbushni.

7.Merreni salcën e përgatitur me një lugë dhe hidheni tek buka.

8.Më pas vendoseni bukën në një fletë metalike prej alumini dhe piqeni derisa salca alfredo është ngrohur, 28 – 30 minuta.

9.Lëreni të ftohet 10 minuta, priteni në copa dhe sherbejeni.

Lini një koment