Sugjerojmë:

Bukë e ëmbël shtëpie me luleshtrydhe të freskëta

Bukë e ëmbël shtëpie me luleshtrydhe të freskëta

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 55 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

E veçanta e kësaj buke ndër të tjerash është se në vend të gjalpit apo vajit, përdoret kosi grek!

Ingredientët

  • 1 ½ gotë me miell
  • 1 lugë çaji kanellë
  • ½ lugë çaji me sodë buke
  • ½ lugë çaji me pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji kripë
  • 2 vezë
  • ½ gotë me sheqer
  • ¼ filxhan me kos grek
  • 1 banane e shtypur
  • 1 gotë me luleshtrydhe të freskëta
  • ½ filxhan me bajame të copëtuara

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.

2

Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.

3

Në një tas të madh kombinoni miellin, kanellën, sodën, pluhurin pjekës dhe kripën.

4

I përzieni mirë dhe i lini mënjanë.

5

Në një tas tjetër përzieni përbërësit si vezët, sheqerin, kosin dhe bananen.

6

I përzieni mirë dhe i shtoni gjysmat e luleshtrydheve të prera dhe bajamet.

7

Tani bashkoni të dy masat bashkë.

8

Pasi janë homogjenizuar me njëra tjetrën, e kaloni bukën në një tavë.

9

E fusni në furrë të piqet për 50-60 minuta.

10

Mbasi kanë kaluar 35 minutat e para, e mbuloni sipër me një letër alumini.

11

Më pas e nxirrni nga furra, e lini të ftohet për 10 minuta. Më pas e prisni në feta dhe mund ta shijoni duke e dekoruar sipër me disa luleshtrydhe të freskëta.

Lini një koment