Mëngjesi/ RECETA

Buka me mollë, ajo që ju duhet për një ditë plot me energji!

Buka me mollë, ajo që ju duhet për një ditë plot me energji!

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Le t'i shtojmë bukës së zakonshme disa mollë, për të marrë në fund një shije të jashtëzakonshme!

Ingredientët

  • 2 mollë
  • 2 gota miell
  • 2 vezë
  • 1/2 filxhan gjalpë
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1/2 lugë çaji thelpi karafila

Udhëzimet

1

Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 175 gradë Celcius.

2

Në një tas shtoni gjalpin dhe sheqerin dhe përziejini ngadalë derisa të zbuten.

3

Në një enë tjetër shtoni miellin, sodën e bukës, kripën, kanellën dhe karafilin. Shtoni në të edhe masën e gjalpit me sheqer dhe përziejini ngadalë.

4

Më pas hidhni edhe mollët e copetuara imët dhe gatuajeni brumin me duar në mënyrë që të ngjeshet më mirë.

5

Lyeni enën e pjekjes me pak yndyrë dhe vendosni në të brumin e përgatitur.

6

Vendoseni në furrë të piqet për rreth 1 orë, derisa të marrë një ngjyrë kafe të errët.

7

Pasi të jetë pjekur, largojeni nga furra, lëreni për 15 minuta dhe më pas mund ta largoni nga ena e pjekjes. Ju bëftë mirë!

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply