Sugjerojmë:

Brokoli me djathë çedar, majonezë dhe limon

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 25 min

Ingredientët

  • 2 gota e gjysmë brokoli
  • 2 vezë
  • 1/2 filxhan çaji thërrime buke
  • 1/4 filxhan çaji qepë
  • 1/4 filxhan çaji majonezë
  • 1 filxhan çaji djathë çedar
  • 1 e gjysmë lugë çaji lëkurë limoni
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1/4 lugë çaji piper i zi

Udhëzimet

1

Hidheni brokolin në një tenxhere me ujë dhe vendoseni në zjarr të ziejnë për rreth 5 minuta.

2

Më pas shpëlajini me ujë të ftohtë.

3

Shtoni vezët dhe bukën e copëtuar në një tas të madh.

4

Përzijini mirë që të kombinohen plotësisht.

5

Hidhni më pas qepën, majonezën, djathin, lëngun e limonit, pak kripë dhe piper të zi.

6

Shtoni brokolin e gatuar dhe përzijeini mirë të gjithë përbërësit.

7

Mbushni format e kifleve me masën e përgatitur .

8

Vendosini në furrë të piqen për rreth 25 minuta në temperaturën 175 gradë celcius.

Lini një koment