Biskotat tradicionale veneciane me të verdhat e vezëve

Biskotat tradicionale veneciane me të verdhat e vezëve

Persona: 40
Koha e përgatitjes: 40 Koha e gatimit: 15 minuta

Quhen ndryshe edhe ‘Bussolai Buranei’ dhe e kanë origjinën nga ishulli Burano. Emri derivon nga ‘busa’ ose ‘buca’. Forma e shkronjës ‘S’ ka ardhur më vonë, si një lehtësi në përgatitjen e tyre. Brumi i këtyre biskotave nuk shkrihet në qumësht ose çaj dhe për këtë arsye janë të shkëlqyera për mëngjes. Me këto biskota i siguroni vetes dhe familjes një mëngjes të ekuilibruar, prandaj po ju prezantojmë pa humbur kohë me recetën:

Ingredientët

  • 250 gr miell ose miks miellrash
  • 80 gr sheqer kane
  • 100 gr gjalpë
  • 3 të verdha vezësh
  • Lëkura e grirë e një limoni
  • Aromë vaniljeje

Udhëzimet

1

Sekreti për një brumë perfekt? Gjalpi duhet zbutur në temperaturën e ambientit dhe duhet të qëndrojë jashtë frigoriferit të paktën për 12 orë.

2

Përzieni të verdhat e vezëve me gjalpin dhe punojini sa më gjatë, më pas shtoni miellin e situr.

3

Aromatizojeni brumin me lëkurën e grirë të një limoni dhe vaniljen.

4

Përgatisni brumin dhe lëreni në frigorifer për të paktën 20 minuta.

5

Merrni copa nga brumi dhe me to formoni forma ‘s’ dhe forma rrethore. Brumi duhet të mjaftojë për rreth 40 biskota.

6

Vendosini biskotat në një tepsi ku keni shtruar letër furri.

7

Piqini në furrë të ngrohur në 170 gradë për 15 minuta.

8

Hiqini nga furra dhe lërini të ftohen mbi një skarë teli.

9

Ruajini në një vazo qelqi të mbyllur mirë.

Lini një koment