150 gram reçel mjedrash (ose ndonjë reçel tjetër sipas dëshirës)
60 gram sheqer pluhur
1.Në një tas të madh shtoni gjalpin, sheqerin dhe lëkurën e limonit. I rrihni fort me një mikser elektrik. Më pas shtoni të verdhët e vezëve, kripën dhe ekstraktin e vaniljes.
2.Pasi i keni trazuar mirë shtoni bajamet e grira imët, miellin dhe punojeni sërish masën, derisa të arrini diçka kompakte.
3.Masën ndajeni në dy pjesë. E rrumbullakosni dhe e fusni në frigorifer për të paktën 1 orë, sa të forcohet disi.
4.Me dy masat e brumit që formuat, hapni dy petë të mëdha.
5.Tek njëra petë, do të filloni të prisni biskotat në formë zemre, me anë të formave specifike.
6.I merrni ato dhe i vendosni në një tavë, të radhitura me kujdes njëra pas tjetrës.
7.Mos harroni që poshtë tavës të vendosni një letër pjekjeje.
8.Edhe tek peta tjetër filloni të prisni biskotat në formë zemre. Tek po të njëjtat zemra biskotash, me ndihmën e disa formave më të vogla, prisni disa zemra më të vogla, duke krijuar kështu një hapësirë.
9.Për më tepër orientim shikoni edhe foton kryesore.
10.I radhisni të gjitha tek tava dhe i fusni në furrë të piqen për 15-18 minuta. Më pas i hiqni.
11.Nxirrni zemrat e mëdha të biskotave dhe sipër tyre vendosni zemrat më të vogla që kanë një hapësirë në mes. I spërkasni biskotat me pak sheqer pluhur.
12.Hapesirat e tyre i mbushni me reçel mjedre, ose me një shije tjetër reçeli sipas dëshirës. Shijojini!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment