Sugjerojmë:

Biskotat e gjyshes, receta e shijshme që do t’i japë aromë të mrekullueshme shtëpisë suaj!

Biskotat e gjyshes

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 1 gotë miell
  • 150 gram sheqer
  • 1 vezë
  • 1 filxhan kafe vaj
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle niseshte
  • 2 lugë gjelle kakao
  • 1 lugë kafe sodë

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni vezën me sheqerin. Shtoni niseshtenë, vajin, gjalpin, sodën dhe e punoni mirë masën.

2

Ndajeni masën në dy pjesë. Tek njëra shtoni kakaon dhe trazojeni sërish.

3

Tani formoni biskotat. Disa të bardha, e disa kafe.

4

Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine dhe sipër radhisni biskotat.

5

I fusni në furrë për 20-25 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment