Sugjerojmë:

Biskota të thjeshta me qumësht. Dedikuar fëmijëve tuaj!

Biskota të thjeshta me qumësht. Dedikuar fëmijëve tuaj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

E vërteta është se këto biskota do i adhurojë i madh e i vogël, por në parim mbetemi tek fëmijët tuaj!

Ingredientët

  • 2 gota miell
  • 50 gram gjalpë
  • 80 gram sheqer
  • 1 lugë gjelle qumësht pluhur
  • 50 ml qumesht
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 maje thike kripë
  • 1 pako vanilje
  • 8 gram sodë për ëmbëlsira

Udhëzimet

1

Parangrohim furrën në 180 gradë celsius.

2

Ndërkohë në një enë përzieni miellin me të gjithë përbërësit e tjerë.

3

E punoni me dorë derisa të përfitoni një masë kompakte.

4

Hapeni brumin me ndihmën e një petëze. Merrni një tavë, shtroni një letër dhe sipër vendosni petën.

5

Ndajeni me fundin e gotës për të krijuar disa biskota rrumbullake.

6

I lyeni sipër me pak qumësht secilën.

7

Tani i fusni biskotat në furrë për 10 minuta. Shijojini!

Lini një koment