Sugjerojmë:

Biskota të shijshme shtëpie me gjalpë dhe portokall

Biskota të shijshme shtëpie me gjalpë dhe portokall

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 7 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Të ëmbla, plot shije dhe një mënyrë fantastike për të shfrytëzuar portokallët e mbetur!

Ingredientët

  • 150 gram gjalpë
  • 120 gram sheqer
  • Lëkura dhe lëngu i një portokalli
  • 1 lugë kafe pluhur pjekës
  • 320 gram miell

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni sheqerin me gjalpin me anë të një rrahësi elektrik.

2

Shtoni lëkurën dhe lëngun e portokallit.

3

I përzieni mirë dhe gradualisht shtoni pluhurin pjekës dhe miellin. I përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.

4

Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe disa bajame të thërrmuara.

5

Merrni një tavë pjekjeje dhe shtroni në të masën që përgatitët.

6

I fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 190 gradë.

7

Pasi të jetë pjekur e spërkasni sipër me sheqer pluhur dhe shijojeni!

Lini një koment