Sugjerojmë:

Biskota të ëmbla me copëza çokollate. Shije maksimale me një kosto minimale!

Biskota të ëmbla me copëza çokollate. Shije maksimale me një kosto minimale!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Epo na shkoi mendja për disa biskota... Përse t'i blej kur kam recetën, përbërësit dhe duart e mia?

Ingredientët

  • 250 gram miell
  • 1 vezë
  • 1 ½ lugë gjelle niseshte
  • 1 bustinë vanilje
  • 120 gram copëza çokollate
  • 1 gotë sheqer
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • ½ gotë vaj luledielli
  • 1 lugë kafe pluhur pjekës

Udhëzimet

1

Në një tas rrihni vezën me sheqerin. Shtoni vajin, gjalpin, vanijen dhe niseshtenë.

2

I përzieni mirë me një rrahëse elektrike dhe gradualisht shtoni miellin.

3

Shtoni copëzat e çokollatës dhe vazhdoni t’i përzieni.

4

Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër pjekjeje.

5

Formoni me duar disa biskota të vogla rrumbullake nga masa që përgatitët.

6

I radhisni njëra pas tjetrës në tavë dhe i fusni në furrën e parangrohur për 15 minuta në temperaturë 180 gradë. Mund t’i shijoni me një filxhan çaj, kafe ose qumësht.

Lini një koment